Trendy

Pas verdiktit të Hagës, çfarë strategjie shtetërore i duhet Kosovës?

Para 2 orë

81 vjet burgim për katër ish-krerët e UÇK-së e kanë zhvendosur debatin në Kosovë nga reagimet ndaj verdiktit te pyetja se çfarë mund të bëjë shteti. Përtej deklaratave politike, fokusi tash është te veprimet konkrete të institucioneve për mbështetjen e procesit të apelit dhe mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

 

Ndonëse kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar hartimin e një strategjie shtetërore pas vendimit të Hagës, deri tani nuk janë bërë të ditura detajet se çfarë do të përmbajë ajo dhe cilat do të jenë veprimet konkrete të institucioneve.

 

Për profesorin e shkencave politike, Dritëro Arifi, reagimi ndaj vendimit të Hagës nuk duhet të mbetet vetëm në deklarata politike, por duhet të shndërrohet në një qasje të koordinuar institucionale.

Trending