Trendy

Vuçiç: Në OKB do të flasë për sigurinë dhe pozitën e serbëve në Kosovë

Para 1 orë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

Ai të mërkurën do të mbajë edhe një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Para nisjes për në SHBA, Vuçiç ka paralajmëruar se tema kryesore e fjalimit të tij do të jetë siguria dhe pozita e serbëve në Kosovë, si dhe standardet e dyfishta dhe morali në komunitetin ndërkombëtar.

 

Gjatë qëndrimit në New York, Vuçiç pritet të marrë pjesë edhe në pritjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

 

Ai ka paralajmëruar se do të zhvillojë një takim dypalësh edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavror.

Trending