Trendy

Pas sanksioneve të SHBA, Turqia pezullon të gjitha fluturimet për në Iran

Para 2 orë

Linjat ajrore turke “Turkish Airlines”, “AJet” dhe “Pegasus” kanë pezulluar fluturimet drejt dhe nga Irani, pas hyrjes në fuqi të sanksioneve të reja amerikane ndaj sektorit iranian të aviacionit.

Fluturimet e Turkish Airlines dhe AJet nuk shfaqen në sistemet e rezervimeve deri në mars 2027, ndërsa Pegasus i ka hequr përkohësisht itineraret drejt Iranit.

“Turkish Airlines” ka paralajmëruar se ende nuk ka garanci se fluturimet do të rikthehen pas këtij afati.

Sanksionet amerikane prekin jo vetëm avionët e prodhuar në SHBA, por edhe avionët Airbus që përdorin komponentë të prodhuar në SHBA. Kjo ka krijuar vështirësi për kompanitë ndërkombëtare që operojnë në Iran.

 

 

Ndërkohë, Mahan Air mbetet e vetmja linjë ajrore iraniane që aktualisht nuk lejohet të fluturojë drejt Turqisë për shkak të sanksioneve, ndërsa linjat e tjera iraniane mund të vijojnë operimin mes dy vendeve.

Trending