Trendy

Gjinekologu sulmohet në ordinancë në Shkup, i thyhet rruaza e qafës

Para 2 orë

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në ordinancën e tij në Poliklinikën “Bukuresht”, në Shkup, ndërsa po kontrollonte paciente. Pas kërcënimeve verbale, sulmuesi e ka goditur fizikisht, duke i shkaktuar thyerje të rruazës së dytë të qafës.

Ognenoviq deklaroi për Sitel se sulmi është i fundit në një seri kërcënimesh dhe dyshon se pas tyre qëndron konkurrenca, me qëllim largimin e tij nga ordinanca.

Sipas tij, disa ditë para sulmit, dy gra me mantela mjekësorë mbuluan kamerat e sigurisë, ndërsa më herët ishte prerë edhe kablloja e internetit. Mjeku thotë se kamerat ishin vendosur pasi në disa raste ishin zhdukur dosje mjekësore të pacientëve.

Rasti është raportuar në polici, ndërsa Ognenoviq ka shprehur shqetësim për sigurinë e tij dhe të familjes. (Plusinfo.mk)

Trending