Trendy

Gjermania në alarm nga krimi i organizuar, 281 shqiptarë mes mijëra të dyshuarve

Para 2 orë

Krimi i organizuar në Gjermani po shënon rritje, ndërsa në raportin vjetor të Entit Federal të Kriminalistikës (BKA) rezulton se mes mijëra personave nën hetim janë edhe 281 shtetas shqiptarë.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë regjistruar 683 procedura hetimore për krim të organizuar, numri më i lartë që nga viti 2021. Në total janë identifikuar 7.988 të dyshuar, një rritje prej më shumë se 13% krahasuar me vitin e kaluar.

Nga personat nën hetim, 2.722 janë shtetas gjermanë, 664 turq, 402 sirianë, 281 shqiptarë dhe 258 polakë.

BKA thekson se grupet kriminale po ndryshojnë mënyrën e funksionimit, duke vepruar gjithnjë e më shumë përtej kufijve dhe duke përdorur mjete të komunikimit digjital.

Raporti evidenton gjithashtu përdorimin e metodave më brutale dhe përfshirjen në rritje të adoleshentëve në aktivitete kriminale.

Sipas autoriteteve gjermane, pjesën më të madhe të hetimeve e zënë veprat që lidhen me trafikun e narkotikëve, ndërsa më pas renditen krimet ekonomike, shkeljet tatimore e doganore, kontrabanda e qenieve njerëzore, krimet kundër pronës dhe pastrimi i parave.

Raporti i BKA e cilëson krimin e organizuar si një sfidë në rritje për sigurinë në Gjermani.

Trending