Trendy

Tërmet në Maqedoni, ja ku ishte epiqendra

Para 26 minuta

Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sonte në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë.

Sipas të dhënave të para, tërmeti ka ndodhur në orën 22:18 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 11 kilometra në jugperëndim të Manastirit dhe në një thellësi prej 6 kilometrash, raporton 4news.mk.

Lëkundjet janë ndier nga banorët e Manastirit dhe vendbanimeve përreth, si dhe në zonën kufitare.

Trending