Tre të mitur janë kapur duke drejtuar automjete pa patentë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, njoftoi SPB Tetovë.
Në Kamjan, policia ndaloi një 16-vjeçar që drejtonte një “Land Rover” pa dokumentacion dhe pa patentë. Automjeti u sekuestrua.
Po në Tetovë, një tjetër 16-vjeçar u kap duke drejtuar një moped “Aprilia” pa leje drejtimi, ndërsa në Debresh një 17-vjeçar nga Dobërdolli u ndalua duke drejtuar një “BMW”, gjithashtu pa patentë.
Të tre automjetet janë sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të rasteve policia do të parashtrojë kallëzimet përkatëse.
Trending











