Trendy

999 euro vetëm për një biletë, Barcelona “çmend” tifozët me çmimet e El Clasicos

Para 2 orë

Barcelona ka nisur shitjen e parë të biletave për El Clasicon e 25 tetorit ndaj Real Madridit, me anëtarët e klubit që kanë pasur qasje ekskluzive gjatë 48 orëve të para.

Çmimet për ulëset standarde aktualisht variojnë nga 476 deri në 999 euro, ndërsa biletat më të shtrenjta të kategorisë së rregullt janë në Tribuna 2 Inferior dhe Tribuna 1.

Klubi katalanas ka nxjerrë në shitje edhe paketa premium, me çmime që nisin nga 2 mijë e 50 euro dhe arrijnë deri në 5 mijë e 500 euro.

El Clasico i sezonit të kaluar në “Spotify Camp Nou” i solli Barcelonës rekord prej 16.4 milionë eurosh të ardhura nga dita e ndeshjes, ndërsa përballja e mëparshme kishte gjeneruar 13.8 milionë euro. Çmimi mesatar i biletës për atë ndeshje ishte 554 euro.

Me çmimet aktuale dukshëm më të larta dhe me më shumë ulëse VIP në dispozicion, Barcelona pritet të arkëtojë përsëri një shumë të madhe nga përballja e tetorit.

Çmimet e biletave janë dinamike dhe mund të ndryshojnë në varësi të ofertës dhe kërkesës.

Trending