Një avion pasagjerësh i kompanisë Flydubai, që po fluturonte nga Dubai drejt Tel Avivit, dha alarm rreth orës 08:30 të së mërkurës, 30 shtator, duke transmetuar për pak kohë një kod që sinjalizonte një rrëmbim të mundshëm të avionit.
Pas alarmit, dy avionë luftarakë të Forcave Ajrore izraelite u ngritën me urgjencë për të verifikuar situatën. Avioni i Flydubai u devijua nga itinerari dhe u ul rreth orës 09:00 në aeroportin e Tabukut, në Arabinë Saudite.
Zëdhënësi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pasi u informua për incidentin, përjashtoi menjëherë
Një avion pasagjerësh i kompanisë Flydubai, që po fluturonte nga Dubai drejt Tel Avivit, dha alarm rreth orës 08:30 të së mërkurës, 30 shtator, duke transmetuar për pak kohë një kod që sinjalizonte një rrëmbim të mundshëm të avionit.
Pas alarmit, dy avionë luftarakë të Forcave Ajrore izraelite u ngritën me urgjencë për të verifikuar situatën. Avioni i Flydubai u devijua nga itinerari dhe u ul rreth orës 09:00 në aeroportin e Tabukut, në Arabinë Saudite.
Zëdhënësi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pasi u informua për incidentin, përjashtoi menjëherë mundësinë e një rrëmbimi. Megjithatë, një burim i sigurisë tha se autoritetet ishin të shqetësuara pasi nuk po arrinin të kontaktonin me pilotin.
Sipas të dhënave të para, incidenti dyshohet se ka nisur pas një konflikti mes dy pilotëve. Ynet dhe Times of Israel, duke cituar burime të sigurisë izraelite, raportuan se pilotët janë përfshirë në një përleshje në kabinën e avionit. Raportime të tjera të mëvonshme e lidhën aktivizimin e sinjalit të emergjencës me këtë përleshje.
Sipas televizionit Channel 12, “pilotët patën një përleshje në kabinën e pilotimit gjatë fluturimit, derisa njëri prej tyre humbi ndjenjat”.
Sipas këtij raportimi, incidenti nuk ishte i lidhur me një kërcënim sigurie apo sulm të jashtëm. Në bordin e avionit ndodheshin 174 pasagjerë, mes tyre 27 fëmijë.











