Trendy

Lajm i keq: Shtrenjtohet Deutschlandticket për udhëtime në Gjermani

Para 3 orë

Rreth 14,5 milionë njerëz që përdorin Deutschlandticket në Gjermani do të paguajnë një çmim më të lartë vitin e ardhshëm 2027.

Çmimi i Deutschlandticket për vitin e ardhshëm do të rritet nga 63 euro sa është tani në 66,80 euro në muaj. Kjo nuk është ndonjë rritje tepër e madhe, por kur merret parasysh që gjithçka po shtrenjtohet, çdo euro më tepër është e tepërt.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Konferencës së Ministrave të Transportit të landeve gjermane, ministri bavarez Christian Bernreiter. Rritja e çmimit është pak më shumë se 6 për qind.

Kjo biletë mujore shërben për udhëtime lokale dhe me trena rajonalë.

Trending