Sonte është nata e 15-të e protestës në sheshin e Prishtinës, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në kuadër të protestës, në shesh është vendosur mbishkrimi “Bac s’u kry”, i cili është bërë pjesë e mesazheve të protestuesve.
Qytetarë të shumtë pritet të mblidhen edhe sonte në shesh, duke shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së dhe kundërshtimin ndaj aktgjykimit.
Protestat po zhvillohen për të 15-ën natë radhazi në Prishtinë. (Indekosnline)











