Bashkëkryetari i VLEN dhe Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka ndjekur në Teatrin e Tetovës shfaqjen “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, së bashku me djalin e komandantit legjendar, Lulzim Jasharin, ministra, deputetë dhe përfaqësues institucionesh.
“Sonte, së bashku me djalin e komandantit legjendar, Lulzim Jashari, ministra, deputetë dhe përfaqësues institucionesh, ndoqëm performancën teatrore “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, në Teatrin e Tetovës. Një vepër që sjell në skenë rrëfime të dhimbshme dhe dëshmi të gjalla nga një prej kapitujve më të rëndë të historisë së Kosovës.
Përmes rrëfimeve të Enver Dugollit, interpretimit të aktorëve, shfaqja na rikujton vuajtjet e të burgosurve shqiptarë si dhe Masakrën e Dubravës. Kultura dhe arti kanë fuqinë të ruajnë kujtesën, të përcjellin të vërtetën dhe t’i mishërojnë gjeneratat me historinë tonë!”, ka shkruar Kasami.











