Trendy

Përplasje me Jorge Jesus, Ronaldo braktis Portugalinë: Do t’ju tregoj të vërtetën

Para 49 minuta

Cristiano Ronaldo ka braktisur grumbullimin e përfaqësueses së Portugalisë, pas një përplasjeje me trajnerin Jorge Jesus, i cili e kishte lënë në stol në ndeshjen e kaluar.

Ronaldo nuk mori pjesë në stërvitje për ditën e tretë radhazi dhe u largua nga stadiumi ku pjesa tjetër e skuadrës po përgatitej për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Pak minuta më parë, Jorge Jesus kishte thënë në konferencë për shtyp se vendimet e tij nuk ndikoheshin nga asnjë lojtar, përfshirë Ronaldon. Duket se vendimi për ta mbajtur në stol edhe për ndeshjen e nesërme ka shtyrë Ronaldon të marrë këtë vendim.

Përmes rrjeteve sociale, Ronaldo ka konfirmuar largimin, ndërsa ka premtuar se në momentin e duhur do të tregojë edhe arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë veprim.

“Pas konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares dhe pas një bisede me Presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, vendosa të largohem nga grumbullimi i kombëtares.

Në kohën e duhur, do t’u tregoj portugezëve të vërtetën rreth arsyeve të largimit tim nga kombëtarja, të cilës i jam përkushtuar gjithmonë.

Tani është koha për t’i uruar fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim”, ishte mesazhi i CR7 në rrjetet sociale.

Trending