Trendy

“Po më shqetësohen familjarët”, qarkullimi i videove intime, reagon Fifi

Para 1 orë

Këngëtarja Filloreta Raçi, në një video live në rrjetet e saj sociale, ka reaguar lidhur me publikimin e videove intime të personazheve publike, ku deklaron se nëpër rrjet është përmendur edhe emri i saj.

Ajo shprehet se nuk ka asnjë lidhje me ato video, duke thënë se kompozitorin në fjalë nuk ka asnjë njohje apo bashkëpunim.

“Nuk po më pëlqen pse po qarkullon emri im, por për të gjithë ju që jeni shqetësuar, unë nuk jam në ato video. Nuk kam asnjë lloj lidhje me kompozitorin në fjalë, nuk kam bërë asnjë këngë me të, nuk e di ku e ka studion. Po më shqetëson që më janë shqetësuar familjarët për këto shpifje, prishje dhe kanosje imazhi që po më bëhet në këto dy ditë”, ka deklaruar ndër të tjera këngëtarja.

Trending