Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka komentuar raportet me Arben Taravarin dhe mundësinë e rikthimit të ASH-së në VLEN.
Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Mexhiti tha se dera për ASH-në mbetet e hapur, por theksoi se aktualisht ka përplasje politike me Taravarin.
Sipas tij, kontakti i fundit me kryetarin e Komunës së Gostivarit ka qenë gjatë periudhës së krizës me ujin në këtë komunë.
“Dera për ASH-në është e hapur, sepse VLEN ka përplasje me z. Taravari.
Kontakti me kryetarin e Komunës së Gostivarit ka qenë gjatë periudhës së krizës së ujit në këtë komunë”, tha Mexhiti.
Ai u shpreh se aktualisht nuk sheh një mundësi konkrete për rikthimin e Taravarit në VLEN, duke e lidhur këtë me afrimin e tij politik me Ali Ahmetin.
“Nuk ka ide për të ardhur në VLEN. Është bashkuar shumë me z. Ahmeti dhe nuk mund t’i ndajmë.
Taravari ishte pjesë e VLEN-it, doli nga VLEN-i, ai e akuzoi VLEN-in rëndë dhe nuk është mirë as për atë të kthehet në VLEN”, deklaroi Mexhiti.











