Trendy

Nga sabahu deri në jaci, jeta e Mulla Mahmud Asllanit në shërbim të fesë – ua mësoj Kur’anin 1000 fëmijëve!

Para 5 sekonda

Mulla Mahmud Asllani, i njohur edhe si Shejh Mahmud Efendi Asllani, ishte një prej figurave të respektuara të mësimit të Kur’anit në Tetovë dhe më gjerë.

Për më shumë se pesë dekada, duke filluar nga viti 1967, ai ia kushtoi jetën mësimit të Kur’anit Famëlartë në Xhaminë e Larme historike të Tetovës.

Sipas rrëfimeve të nxënësve dhe banorëve të Tetovës, Mulla Mahmud Asllani shkonte në xhami para namazit të sabahut dhe qëndronte aty deri pas namazit të jacisë, duke iu përkushtuar mësimit të fëmijëve dhe të rinjve.

Gjatë dekadave të shërbimit të tij, ai u mësoi mijëra fëmijëve leximin dhe këndimin e Kur’anit. Sipas të dhënave dhe rrëfimeve vendore, rreth 200 prej nxënësve të tij arritën të mësonin përmendësh të gjithë Kur’anin Famëlartë dhe u bënë hafëz.

Përkushtimi i tij u vlerësua edhe jashtë vendit.
Në vitin 2012, ai u nderua nga Organizata Botërore për Memorizimin e Kur’anit në Xheda, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij shumëvjeçar në edukimin dhe mësimin e Kur’anit.Mulla Mahmud Asllani ndërroi jetë më 21 qershor 2021, në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në edukimin fetar dhe kur’anor në Tetovë dhe në rajon.

Veprën e tij e ka vazhduar edhe djali i tij, Abdurrahman ef. Asllani, i cili vijon t’u mësojë fëmijëve Kur’anin në të njëjtën Xhami të Larme të Tetovës.

Emri i Mulla Mahmud Asllanit mbetet i lidhur me një jetë të tërë të kaluar në shërbim të dijes, edukimit dhe mësimit të Kur’anit.

Trending