Një tjetër detaj është bërë publik lidhur me kamerën që dyshohet se ka regjistruar disa prej videove intime të lidhura me kompozitorin Adrian Hila.
Bëhet fjalë për një pajisje që, nga pamjet e publikuara, ngjan me një orë ose alarm. Në një prej videove, një person e vëren pajisjen dhe pyet nëse bëhet fjalë për kamerë.
Në atë moment, Hila dëgjohet duke iu përgjigjur se pajisja ishte alarm dhe jo kamerë.
Ky detaj u diskutua edhe në studion e Euronews Albania, ku u fol për mënyrën se si ishin realizuar filmimet dhe për pajisjen që shfaqet në ambient.
Ndërkohë, Hila ka deklaruar në polici se kamerat i kishte vendosur për arsye sigurie dhe ka mohuar se kishte pasur qëllim të filmonte momente intime. Sipas Euronews Albania, ai është marrë në pyetje për disa orë dhe më pas është lënë i lirë.
Policia e Tiranës dhe Krimi Kibernetik po hetojnë rrethanat e publikimit dhe shpërndarjes së videove, ndërsa çështja i është referuar edhe Prokurorisë.











