Policia e Kosovës ka bllokuar edhe një rrugë në hyrje të Prishtinës.
Pas bllokimit të qarkullimit në disa rrugë brenda kryeqytetit, forcat policore janë vendosur edhe te “rrethi i madh”, në hyrje të Prishtinës nga drejtimi i Fushë Kosovës.
Vetura policore është pozicionuar në mes të rrugës, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.
Këto veprime policore janë marrë pas tensionimit të situatës para hapësirave të Kuvendit të Kosovës, ku po vazhdon protesta e qytetarëve pas mos votimit në lexim të dytë të Ligjit për Specialen. /Klankosova.tv











