Trendy

Arrestohet 28-vjeçari në Vrapçisht, policia i gjen ma’rihuanë dhe ko’kainë gjatë bastisjes

Para 6 orë

Një 28-vjeçar nga fshati Vrapçisht është arrestuar nga policia, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij janë gjetur marihuanë dhe kokainë.

Sipas njoftimit të policisë, bastisja është kryer dje (09.10.2026), nga ora 20:40 deri në 21:50, nga zyrtarë policorë të Njësisë Mobile „Task Force“, Njësisë së Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar dhe Stacionit Policor në Gallatë, në bazë të një urdhri gjyqësor.

 

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një paketim me marihuanë, një epruvetë me letër alumini që përmbante kokainë, si dhe një qese tjetër me kokainë.

Lidhur me rastin, është privuar nga liria M.A. (28) nga Vrapçishti.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ndërmerren procedurat përkatëse.

Trending