Trendy

A do ta ketë përbërja e ardhshme parlamentare deputeten e parë me mbulesë?

Para 1 vit

Në Zonën numër 6, si e 8 në listën e opozitës shqiptare VLEN është e ranguar Imerlije Saliu që vjen si kandidate nga Alternativa.

“Të nderuar bashkëvendas të mi, vëllezër dhe motra, miq, shokë familjarë, mbështetës dhe aktivistë politikë,

Ndjehem e nderuar t’ju informoj që me propozimin e kryetarit të AlternAtivës z.Afrim Gashi dhe mbështetjen e kryesisë së AAA, zyrtarisht do të jem kandidate për deputete e teta në listën e koalicionit VLEN për zonën e gjashtë zgjedhore.

Duke falenderuar kryetarin Gashi për besimin e dhënë ndaj meje, besoj që mbështetja juaj në këto zgjedhje do të jetë forca ime që të jem zëri juaj për të ardhmen e këtij vendi.

8-Maji le të jetë dita kur do të vulosim ndryshimin!
#VLEN ” ka shkruar kandidatja për deputete, Imerlije Saliu.
Kandidatja Saliu mund të bëhet deputetja e parë me mbulesë në historinë parlamentare e Maqedonisë. /tetova1/

Trending