Kryeministri Hristijan Mickoski, sot nga komuna e Ilindenit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për karburantet, tha se janë plotësuar kushtet që të ulen akcizat për dizelin për 4 denarë, ndërsa për benzinat për 2 denarë për litër.
Për nesër në orën 11:00 tashmë është caktuar mbledhja e Qeverisë për miratimin e masave për mbrojtje nga shtrenjtimi i karburanteve.
”Bursa e naftës u mbyll të enjten për shkak të festave të Pashkëve dhe kalkulimet tona tregojnë se dizeli duhej të shtrenjtohej diku rreth 7 denarë, kurse benzinat 1.5 deri në 2 denarë. Me ndryshimin e akcizave, supozoj se çmimi i dizelit të hënën do të korrigjohet për rreth 3 denarë. Duke pasur parasysh se ngadalë por sigurt po skadon zbritja prej 3 denarësh që jep ‘Okta’ për dizelin, do t’i rinovojmë bisedimet me ta për të parë nëse do ta vazhdojnë zbritjen edhe më tej.





