Trendy

A ishte Filharmonia simbol i diskriminimit ndaj shqiptarëve? VLEN akuzon BDI-në për dështim historik

Para 9 muaj

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj BDI-së, duke e akuzuar për një diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve në institucionet kulturore shtetërore, veçanërisht në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut. Përmes një komunikate për media, VLEN thekson se vetëm gjatë 20 viteve të fundit janë punësuar 115 maqedonas (96%) dhe vetëm 5 shqiptarë (4%) në këtë institucion, të dhëna që sipas tyre janë zyrtare dhe të verifikueshme.

“Një shembull i qartë është Filharmonia e Maqedonisë së Veriut, ku për 20 vite u punësuan 115 maqedonas dhe vetëm 5 shqiptarë. Këto të dhëna hedhin poshtë çdo tentativë për manipulim dhe tregojnë qartë dështimin e BDI-së për të mbrojtur interesin shqiptar. Vetëm me ardhjen e VLEN-it në qeveri u thye kjo padrejtësi, me emërimin historik të tenorit Mustafa Imeri në krye të Filharmonisë,” thekson komunikata.

Reagimi i plotë i VLEN-it:
“Është e turpshme dhe për keqardhje mënyra se si BDI, në mungesë të argumenteve, përpiqet të mashtrojë opinionin publik me shpifje dhe të pavërteta. Opinioni meriton fakte, jo trillime për qëllime politike. Për 20 vite në pushtet, BDI e ka shndërruar diskriminimin në standard institucional. Ja vetëm një shembull:

Filharmonia e Maqedonisë së Veriut
Të punësuar:

  • 115 maqedonas (96%)
  • 5 shqiptarë (4%)

Këto janë të dhëna zyrtare dhe të verifikueshme, pasqyrë reale e neglizhencës dhe dështimit të qëllimshëm që iu bë shqiptarëve për pazaret e ndyra korruptive, pa u shqetësuar aspak për çështjen shqiptare.

VLEN ka nisur ndryshimin dhe po hap rrugë të reja për përfaqësimin e shqiptarëve në institucione të rëndësishme kulturore dhe shtetërore. Vlen të theksohet se që prej ekzistimit të shtetit, dy nga institucionet më prestigjioze kulturore si Opera dhe Baleti dhe Filharmonia kanë qenë kështjella të mbyllura për shqiptarët. Për dekada me radhë, asnjë shqiptar nuk është lejuar të drejtojë asnjërin prej tyre. Vetëm me ardhjen e VLEN-it në qeveri u thye ky mur diskriminimi: pas 30 vitesh, për herë të parë, në krye të Filharmonisë u emërua një shqiptar, tenori i njohur Mustafa Imeri.

VLEN nuk shpif. VLEN vepron. VLEN e bën ndryshimin!

Trending