Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pas deklaratave të kryeministrit Mickoski dhe përfaqësuesve të koalicionit VLEN, përfshirë kryetarin Bilall Kasami, në opinion është krijuar përshtypja se mes partnerëve qeverisës ka një përplasje apo mospërputhje qëndrimesh.
Edhe pse nuk dihet nëse bëhet fjalë për një thyerje reale mes VMRO-së dhe VLEN-it, ajo që del qartë nga kjo situatë është se bie përfundimisht narrativa e BDI-së, e cila për 15 muaj rresht ka tentuar ta portretizojë VLEN-in si “vazal” të Mickoskit, madje edhe si degë të VMRO-së.
Por, kur në shumë komuna përballja zgjedhore është pikërisht VLEN kundër VMRO-së, dhe kur VLEN dëshmon publikisht se ka qëndrime të pavarura e shpesh të kundërta me ato të Mickoskit, bëhet e qartë se ky koalicion nuk është as vartës, as i nënshtruar. Përkundrazi, VLEN po shfaqet si e vetmja forcë politike shqiptare që mbron me vendosmëri interesat e shqiptarëve në qeverisje.





