Trendy

A ka nisur planifikimin e dasmës Dua Lipa?

Para 9 muaj

Pas konfirmimit të fejesës në qershor, Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner janë duke jetuar një periudhë të qetë e të mbushur me dashuri, por pa ndonjë ngut drejt altarit. Edhe pse kanë folur seriozisht për të ardhmen së bashku, dasma nuk është ende në horizont.

“Dua është kokë e këmbë e dashuruar me Callumin, dhe ata kanë diskutuar për martesën. Por janë ende në fazën e festimit. Nuk kanë nisur as përgatitjet më të thjeshta për dasmën.” ka thënë një burim për People.

Fejesa u konfirmua nga vetë Lipa gjatë turit të saj Radical Optimism, një periudhë që ajo e përshkruan si të përkryer si në planin personal, ashtu edhe në atë profesional. “Dua është shumë e sigurt në çdo vendim që merr. Tani është përqendruar te turneu dhe nuk do të nxitojë me një moment kaq të rëndësishëm në jetën e saj,” shton burimi. “Ajo dhe Callum janë në të njëjtën frekuencë, nuk ka presion, vetëm dashuri dhe entuziazëm për atë që i pret.”

Lipa, zbuloi për herë të parë lajmin e fejesës në kopertinën e British Vogue, pas muajsh spekulimesh të shkaktuara nga një unazë e dukshme në një postim të saj në Instagram për Krishtlindje. “Po, jemi të fejuar,” tha ajo për revistën. “Është shumë emocionuese.”

Ajo gjithashtu zbuloi se unaza ishte bërë me porosi nga Callum, me ndihmën e motrës së saj dhe shoqeve më të ngushta. “Jam e fiksuar pas saj,” tha Dua. “Është krejtësisht në stilin tim. Është bukur të dish që personi me të cilin do të kalosh pjesën tjetër të jetës të njeh kaq mirë.”

Sa i përket planeve për dasmën, Lipa theksoi: “Dua të përfundoj turneun, Callumi është duke xhiruar… jemi duke shijuar këtë periudhë.” Ajo shtoi me sinqeritet se “asnjëherë s’kam qenë nga ato që ëndërrojnë dasmën. Tani po pyes veten: ‘Çfarë do të vishja vallë?’”

Historia e tyre nisi në mënyrë të thjeshtë dhe të natyrshme. U takuan për herë të parë në River Café në Londër, falë mikeshës së përbashkët Ruth Rogers. Por ishin darka në Los Angeles dhe pasioni i përbashkët për librin Trust nga Hernan Díaz që ndezën shkëndijat e para.

Romanca u konfirmua zyrtarisht në janar 2024 në një after-party të Apple TV+, dhe u pasua nga daljet e para publike, përfshirë festivalin Glastonbury dhe Met Gala-n e vitit 2025, ku sërish unaza mori vëmendjen e fansave.

Aktualisht, Dua është në mes të turneut të saj botëror, me ndalesa në Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndërsa Callum është i angazhuar me serialin fantastiko-shkencor Neuromancer dhe filmin Atropia, që debutoi në Sundance.

Megjithatë, pavarësisht kalendarëve të ngjeshur, burimi thekson se çifti “është thellësisht i lidhur” dhe po e jeton këtë kapitull me qetësi e përkushtim.

Trending