Trendy
Screenshot

A mund të bëhet Sela pjesë e Qeverisë? Mickoski: Në politikë është gjithçka e mundur

Para 5 muaj

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk e pa përjashtuar mundësinë që Ziadin Sela të bëhet pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve lokale, përcjell TV21.

Megjithatë, Mickoski tha se nuk ka pasur kërkesë nga Sela për takim.

Gazetari: A është e mundur hyrja e Ziadin Selës pas zgjedhjeve lokale në qeveri, pasi edhe zv/kryeministri Mexhiti paralajmëroi mundësi të tillë?

Mickoski: Shikoni në politikë është gjithçka e mundur. Me rëndësi është të tregohet se më tepër se 600 mijë votues pas një vjet e gjysmë nga zgjedhjet parlamentare, i dhanë legjitimitet të plotë kësaj qeverie dhe ne vazhdojmë me politikat reformuese që i kemi nisur si qeveri para 16 muajve, kur u zgjodhëm.

Gazetari: A ka pasur kërkesë nga z.Sela për takim?

Mickoski: Jo, te unë jo.

Trending