Lajme

A po ftohen marrëdhëniet brenda Frontit Europian?

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 10, 2024, 08:06

Mospajtime në Frontin europian që në fillimin e punës së Kuvendit. Me vendimin e 4 deputetëve të ASH-së nga krahu i Selës të cilët nuk e votuan ligjin për riorganizimin e ministrive, po ashtu nuk pajtohen që opozita të lidhë marrëveshje me deputetët e VMRO-DPMNE-së, sa duket e prishi bashkimin brenda koalicionit, përcjell TV21.

Elmi Aziri i cili mori pjesë në grupin e negociatave si përfaqësues i ASH-së, për TV21 thotë se ata menjëherë kanë sugjeruar se nuk pajtohen me këtë mënyrë të veprimit. Tha se tani për tani mbeten pjesë e FE por nëse vazhdojnë mospajtimet, paralajmërojnë se do të largohen nga koalicioni.

“Ky është fillim, do të shohim se si do të veprojnë anëtarët e Frontit, si do të veprojnë në të ardhmen. Këtë logjikë të veprimeve nuk do ta përkrahnim të jem i sinqertë. Ne mbetemi pjesë e Frontit por e mbrojmë autonominë tonë gjatë sjelljes së vendimeve dhe nëse ka çështje të mëdha me të cilat nuk pajtohemi, kuptohet se tashmë nuk mund të funksionojmë. Gjatë funksionimit, nuk është e domosdoshme që të pajtohemi 100%, por nëse nuk pajtohemi 90%, nuk shoh arsye që të mbetemi pjesë e Frontit. Do të shohim se si do të zhvillohen punët më tej”, tha Elmi Aziri nga Fronti Europian.

Sipas Azirit, Komisioni Ad-hok për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë që e ka kërkuar BDI gjatë dakordimit për përkrahjen e ligjit, është punë jo serioze dhe nuk paraqet asgjë, për shkak se siç thekson, përveç institucioneve në nivel shtetëror, përfaqësimin e drejtë e kontrollojnë edhe disa komisione të kuvendit.

“Ne nuk u pajtuam me këtë, neve na dukej formimi i komisioneve joserioze, kuvendi ka disa komisione. Njëri prej këtyre komisioneve është komisioni anketues. Që nesër mund të mblidhet Komisioni anketues, ta tregojë qëndrimin dhe vendimin e tij, të shkojmë në institucionet përkatëse dhe të shohim se si është përfaqësimi. Ky komision i panevojshëm nuk do të japë asnjë rezultat. Do të rezultojë me dy-tre faqe shkrim zyrtar, do të dalë Blerim Bexheti në Kuvend, do ta lexojë raportin dhe kaq”, shtoi Elmi Aziri nga Fronti Europian.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë

Më shumë nga kategoria

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_1761
Donald Trump edhe zyrtarisht president i ri i SHBA-së
IMG_1758
Trump betohet si presidenti i 47-të i Amerikës
IMG_1756
Njihuni me kandidatin e veçantë për deputet në Kosovë, synon veshjen kombëtare ta fus në Kuvend: Do t’i vesh për 365 ditë
IMG_1752
14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit
IMG_1748
“Konkursi”, rënie e dukshme e interesimit për policë
IMG_1738
Kocevski: Procedura ndaj Artan Grubit vazhdon edhe pse është në arrati