Sipas një ankete të realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë “Market Vision”, vetëm 34.3% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut besojnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur – një rritje prej 3% krahasuar me muajin prill. Ndërkohë, 40.5% e të anketuarve mendojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar, raporton agjencia INA.
Në rejtingun e liderëve politikë, në bllokun maqedonas kryeson Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE me 26.9%, ndërsa në bllokun shqiptar prin Ali Ahmeti nga BDI me 6%. Më pas renditen Venko Filipçe me 4.7%, Arben Taravari me 3.5%, Maksim Dimitrievski dhe Dimitar Apasiev me nga 3.0%, Izet Mexhiti me 2.0%, Bilall Kasami me 1.9% dhe Afrim Gashi me 1.0%.
Sa i përket mbështetjes për partitë politike, VMRO-DPMNE prin me 23.8%, pasuar nga BDI me 5.5%, LSDM me 5.1%, E Majta me 2.5%, ZNAM me 2.4%, ASh e Taravarit me 1.6%, VLEN (BESA) me 1.6%, VLEN (LD) me 1.1% dhe VLEN (AAA) me 0.8%. Ndërkohë, mbi 12% e të anketuarve nuk pranuan të deklarohen, 9.7% janë të pavendosur, 15% thanë se nuk do të votojnë, dhe 13.7% ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në votim.
Anketa është zhvilluar nga 20 qershori deri më 4 korrik 2025 përmes metodës CATI (intervistë telefonike me asistencë kompjuterike), me një mostër prej 1.200 qytetarësh. Mostra është përfaqësuese në nivel shtetëror, sipas regjioneve, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021.

Anketa është zhvilluar në periudhën nga 20 qershori deri më 4 korrik 2025, përmes metodës CATI (intervistë telefonike me asistencë kompjuterike), me 1.200 të anketuar. Mostra është përfaqësuese në nivel shtetëror, bazuar në regjion, gjini, moshë dhe përkatësi etnike, sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2021.(INA)





