Trendy

Abazi: Internet falas për banorët e Bogovinës, Kamjanit dhe Pirokut me projektin WiFi4WB

Para 2 orë

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, ka njoftuar nisjen e instalimit të rrjetit Wi-Fi hotspot-eve falas për qytetarët, në kuadër të projektit WiFi4WB – WiFi për Ballkanin Perëndimor, percjell tetova1

Projekti është pjesë e iniciativës EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Gjermanisë, dhe mbulon instalimin, pajisjet dhe mirëmbajtjen e rrjetit Wi-Fi.

Në fazën e parë, qytetarët e vendbanimeve Bogovinë, Kamjan dhe Pirok së shpejti do të kenë mundësi të kyçen në qendrat e fshatrave të tyre.

Njoftimi i plotë i Abazit:

“🛜 WiFi4WB Internet falas për qytetarët tanë!

Ka nisur sot instalimi i rrjetit Wi-Fi hotspot-eve falas në Komunën e Bogovinës, i realizuar në kuadër të projektit WiFi4WB – WiFi për Ballkanin Perëndimor. 🌐✨

Projekti është pjesë e iniciativës EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Gjermanisë, dhe mbulon instalimin, pajisjet dhe mirëmbajtjen e rrjetit Wi-Fi.

Në fazën e parë, qytetarët e vendbanimeve Bogovinë, Kamjan dhe Pirok së shpejti do të kenë mundësi të kyçen në qendrat e fshatrave të tyre!

Ky është edhe një investim i premtuar në programën tonë zhvillimore!”, përfundon Abazi./tetova1.mk

Trending