Drejtori i FShM, Asaf Abduramani ka bërë publike investimet e reja në Klinikën për fëmijë.
“Në klinikën e hirurgjisë së fëmijëve falë teknologjisë së fundit me laparoskipin e ri do të kryhen operacione bashkëkohore me përqindje të ulët të komplikacioneve.
Fondi për Sigurim Shëndetësor është në mbështetje permanente të modernizimit të shëndetësisë dhe funksionalizimit të plotë të saj si me mjete ashtu edhe me kuadro profesionale.
E gjithë kjo vjen falë përkushtimit dhe konzistencës për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët tanë”, ka shkruar Abduramani. /tetova1/