Trendy

Aco Ristov propozim për pasues të Bislimovskit! Nga Fronti Evropian akuza për kurdisje dhe favorizim me kriteret!

Para 1 orë

Aco Ristov është propozimi për kryetar të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Ai sot me shumicë votash u mbështet nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, përcjell TV21. Ristov është inxhinier i diplomuar elektroteknik dhe ka qenë edhe kryetar i komunës së Radovishit.

Kandidati i dytë, Shamil Rexhepi nga Tetova, nuk u votua me arsyetimin se ai nuk i plotëson kushtet e shpalljes, përkatësisht ai është magjistër i shkencave ekonomike, ndërsa në shpallje është theksuar se kërkohet që kandidati të jetë nga fusha e elektroenergjetikës.

Deputetet nga Fronti Evropian, Arbana PashoLli dhe Ilire Dauti, reaguan se me kufizimin e kushteve që kandidati të ketë arsimim nga elektroenergjetika lihet dyshim se favorizohen kandidatë të caktuar. Pse është bërë ky kufizim dhe mbi bazën e cilit ligj, pyeti Pasholi, e cila theksoi se me këtë pushteti po e rrënon besimin e qytetarëve tek institucionet e pavarura./tv21.tv,

Trending