Ademi komenton deklaratën e Taravarit: Është normale që partitë shqiptare të kenë kanale komunikimi

Lexohet për: 1 minuta
Para 3 javë

“Shikoni kanale komunikimi dhe nuk besoj se disa nga palët nuk kanë. E dini si është, ky është një vend i vogël, ndaj ka njerëz që komunikojnë dhe më informojnë se komunikojnë, normalisht.

A jemi marrë vesh, kur të biem dakord, do ta bëjmë publikisht, nuk ka asgjë për të fshehur.

Në fund të fundit, unë dua që VLEN-i të ketë një rezultat të mirë, por edhe unë dua të bëj një rezultat të mirë. siç dëshiron Bilal Kasami për Besën, siç do Zeqiria Ibraimi për Alternativën, Izet Mexhiti për partinë e tij është normale” kjo ishte përgjigja e nënkryetarit të BDI-së Arbër Ademi në emisionin 360 shkallë ndaj deklaratës së një javë më parë të Arben Tarabarit se me BDi-në kanë kanale komunikimi.

I pyetur nëse ka pasur ofertë nga BDI për Taravarin për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale, Ademi ka përsëritur se nuk ka pasur as ofertë e as negociata zyrtare.