“Gjykata Kushtetuese sot vetëm prolongoi vendimin e saj me të cilin deshti ta sakatoj shqipen, ta zhvlerësoj tërësisht. Deshtën 18 dispozita t’i abrogojnë.
75 faqe referat kishin përgatitur për të na i mohuar gjuhën. Ende politika aktuale e kësaj Qeverie pa legjitimitet etnik nuk është tërhequr nga tendenca e saj”, ka shkruar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në rrjetet sociale.
“Do të jemi vigjilent. Do ta vazhdojmë betejën deri në hudhjen poshtë të 13 iniciativave tendencioze kundër shqipes zyrtare. Gjykata Kushtetuese nuk ka argumente profesionale. Ka vetëm argumentin e votës dhe mbivotimit. Por, kauza e drejtë ka triumfuar gjithmonë!”, ka shkruar Ademi.