Maqedoni

Adnan Azizi: Kërcënimet me plumba bosh të Ali Ahmetit nuk e ndalin ndryshimin

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

March 11, 2024, 09:03

Sekretari i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi përmes një shkrimi në facebook ka akuzuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti se përmes kërcënimeve me “kasaphane”, “uraganë” përpiqet të kërcënojë kundërshtarët e tij politik.

“Për 20 vite Ali Ahmeti dështoi, shkatërroi gjithçka dhe nuk realizoi asnjë projekt kapital për shqiptarët. E tash mundohet me kërcënime si “kasaphane”, “uraganë” dhe përmes llaskucëve e belaxhinjëve të tij, të cilët siç po duket ia kanë zënë bishtin me derë, përpiqet të kërcënojë kundërshtarët e tij politik ose siç na quan “thneglat”. Por këto kërcënime nuk ndikojnë fare në frymën e ndryshimit që po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm!
Por me dhunë e kërcënime, nuk mund as të mbulohen krimet e bëra nga djali, vajza, dhëndrri, nipi, Eurovia, Soravia dhe kazinotë, e as nuk mund ti ndalohet hapi ndryshimit të cilin qytetarët e presin me padurim.
Edhe pse Alia hapur po na kërcënohet me dhunë, ne me dashamirësi dhe mirënjohje do të respektojmë çdo votë shqiptare, do të respektojmë njerëzinë dhe vullnetin që kanë votuesit tanë, por edhe ata të kampit politik rreth BDI-së”, shkruan Azizi.

Sipas Azizi logjika e dhunës dhe hakmarjes është e atyre të cilët janë të përfshirë në aferra korruptive apo lista të zeza.

“Sepse, ne jemi të bindur që këtë logjikë të dhunës dhe hakmarrjes politike të Ali Ahmetit ndaj nesh e përkrahin vetëm ata që janë të përfshirë në lista të zeza amerikane, në afera korruptuese, ata që bashkëpunojnë me bizneset serbe dhe ruse në vendin tonë. Për momentin vetëm të tillët po e shoqërojnë tani Ali Ahmetin!

Zotri Ahmeti, koha që në emër të patriotizmit të bëhesh milioner, po përfundon, sepse Ju tashmë jeni në nivelin e Ledrit dhe Tunës, e këngëtarët patriotik nuk mund tu bëhen maskë e fytyrës së vërtetë!
Heroizmi nuk qëndron tek këngtarët por nëse do ta shohësh patriotizmin e vërtetë, kalo nga Prekazi, nëse ka kush ta hap derën kuptohet! Megjithatë, qytetarët e dinë shumë mirë se kush jeni, e ku jeni zhytur.

Prandaj, pas 8 majit do t’u dëshirojmë përballje korrekte dhe të drejtë në proceset gjyqësore, për të gjitha këto afera korruptive!

24 Prilli dhe 8 Maji po afrohen! NDRYSHIMI PO VJEN! NDRYSHIMI QË VLEN!, ka përfunduar shkrimin e tij Adnan Azizi.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_4122
Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve