Trendy

Adnan Azizi nga Zhelina: Në Zhelinë i dhamë goditjen e parë zullumit, nga Zhelina do t’a pensionojmë

Para 6 muaj

Liderët e koalicionit VLEN, së bashku me Blerim Sejdiun, sot mbërritën në sheshin qendror të Zhelinës, ku u pritën nga qindra qytetarë. Atmosfera në tubim ishte e mbushur me entuziazëm dhe mesazhe të forta politike.

Në fjalën e tij, deputeti i zonës, Adnan Azizi, njëherësh edhe shef i shtabit qendror të koalicionit VLEN, u shpreh:
“Në Zhelinë i dhamë goditjen e parë zullumit, nga Zhelina do e pensionojmë zullumin….. BDI ka karton të zi nga SHBA dhe karton të kuq nga BE.”

Deklarata e tij u prit me duartrokitje nga të pranishmit, duke e kthyer sheshin e Zhelinës në një skenë të mobilizimit politik kundër BDI-së.

Prania e Blerim Sejdiut në krah të liderëve të VLEN u interpretua si një sinjal i qartë i mbështetjes për ndryshimet e paralajmëruara në skenën politike, ndërsa mesazhet e ditës u fokusuan në përfshirjen qytetare dhe në vizionin për një qeverisje ndryshe.

Trending