Shefi i Shtabit Zgjedhor të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka publikuar një fotografi nga Shtabi Qendror i koalicionit në rrjetin social Facebook, duke shpallur rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve si një fitore spektakolare.
“Shtabi Qendror i VLEN-it vlerëson lartë punën e aktivistëve të VLEN-it, që përmbyllën raundin e parë me fitore spektakolare:
VLEN 11:1 AKI”, ka shkruar Azizi.
Ky reagim vjen pas përfundimit të raundit të parë zgjedhor, ku VLEN pretendon epërsi të dukshme ndaj kundërshtarëve politikë, duke e cilësuar këtë rezultat si një mesazh të qartë të qytetarëve për ndryshim.










