Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, deklaroi se procesi i konsolidimit të VLEN si parti po ecën në drejtimin e duhur.
“Jemi në rrugë të mbarë, procesi po shkon mirë. VLEN po bashkohet dhe procesi vijon gradualisht”, tha Azizi.
Ai bëri të ditur se, në bazë të dakordimeve, Bekim Sali do të jetë sekretar i përgjithshëm, ndërsa një post i nënkryetarit do t’i takojë Aleanca për Shqiptarët dhe një tjetër Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Azizit, procesi i bashkimit të VLEN-it pritet të vazhdojë deri në finalizimin e plotë të strukturave partiake./Zyrtare.net










