Maqedoni

Adnan Shefkiu, tetovari që këshillon për biznes sheikët dhe amerikanët

Autori

Autori

Portali Tetova

October 22, 2024, 06:10

Adnan Shefkiu është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, i cili na ka treguar për karrierën e tij si këshilltar i për zhvillim të bizneseve në Lindjen e Mesme dhe jo vetëm. Shefkiu na tregoi për vështirësitë e tij që ka pasur në fillimin e karrierës, si dhe dallimet për punësim në këtë kohë dhe vite më herët.

Shefkiu tha se me punë arrihet çdo gjë, ndërsa i këshilloi të tjerët që përveç angazhimit çdo herë të jenë edhe kureshtarë për gjëra të reja.

“Karriera ime profesionale filloi në vitin 2014 në sektorin e-trajnimeve dhe certifikatave në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku arrita të jem këshilltar i kompanive, korporatave dhe start-upeve në Lindjen e Mesme, po ashtu edhe në Amerikë. Gjithçka mund të arrihet me punë, por gjithmonë duhet të jesh kurioz për gjëra të reja. Me një fjalë kurioziteti dhe vullneti ndihmon për të arritur në jetë”.

“Kam shumë motivime të ndryshme, por kryesori është familja. Pastaj shoqëria, kombi, feja, vendi ku jetoj dhe ndryshimi që dëshiroj ta bëj. E shoh se në Tetovë është më mirë se para 10 ose 20 viteve, prandaj kjo më motivon”, tha Shefkiu.

Ai megjithatë tha se i arsyeton ata që largohen nga vendi, duke shtuar se shoqëria jonë është me shpirt ndërmarrësi.

“Megjithatë është e rëndësishme të mos e harrosh prej ku vish, dhe atje ku je ta kesh shpirtin e motivuesit dhe të bësh gjëra fenomenale, pa marrë parasysh ku je”, tha Shefkiu.

E pyetëm edhe për fillimin e start-upeve në këtë kohë, ndërsa ai tha se tani është mjaft e lehtë të niset një biznes, në krahasim me dhjetë vite më parë.

Për fund ai i këshilloi të tjerët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe t’i respektojnë shenjat e komunikacionit./Telegrafi/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3331
Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A
IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës
IMG_3207
Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime
IMG_3201
“Kupa e Artë” në Tetovë, KK “Bashkimi” nga Kumanova khehet me 14 medalje (FOTO)
IMG_3160
Mbërriti e para, Luiza Gega vendos rekord kombëtar në Maratonën e Tiranës: E nisa me frikë, këtë herë…

Më shumë nga kategoria

IMG_3201
“Kupa e Artë” në Tetovë, KK “Bashkimi” nga Kumanova khehet me 14 medalje (FOTO)
IMG_3160
Mbërriti e para, Luiza Gega vendos rekord kombëtar në Maratonën e Tiranës: E nisa me frikë, këtë herë…
IMG_3157
Aksidentohet autobusi i skuadrës së njohur kroate
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_3476
Siljanovska e fali edhe Shenoll Masllanin
IMG_3473
Adnan Shefkiu, tetovari që këshillon për biznes sheikët dhe amerikanët
IMG_3472
E ndërtoi një kat të ndërtesës më shumë se sa ishte me projekt, ngritet padi penale ndaj një kompanie nga Tetova
IMG_3463
Automjetet zyrtare në RMV do të kenë targa të unifikuara dhe pajisje GPS
IMG_3460
Shkurte Fejza nderohet me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare” në Turqi
IMG_3455
69-vjeçari nga Turqia gjendet i vdekur në një banesë në Shkup

DIASPORA