Trendy

Adoleshenti priste para, por mori borxh mbi 3.000 euro, letërnjoftimi i tij u përdor për mashtrim

Para 2 javë

Adoleshenti nga rajoni i Demir Kapisë bëhet viktimë e mashtrimit me kartën e identitetit, kredi mbi 215.000 denarë marrë në emrin e tij, shkruan Skopje1.mk, transmeton tetova1

Një 18-vjeçar nga rajoni i Demir Kapisë ka denoncuar në Stacionin Policor të Negotinos se është bërë viktimë e keqpërdorimit të kartës së tij të identitetit, pasi në emrin e tij është marrë një kredi në shumën prej 215.731 denarë.

Sipas denoncimit, më 17 shkurt 2026 në orën 09:45, u raportua se gjatë periudhës tetor–nëntor 2025, një person në Negotino kishte marrë dhe fotografuar kartën e identitetit të të riut. Ai kishte pretenduar se dokumenti i nevojitej për shpërndarjen e paketave për kishë dhe i ishte premtuar një shpërblim financiar.

Megjithatë, adoleshenti nuk mori as ftesë për të marrë pjesë në aktivitet, as pagesën e premtuar. Më vonë, ai mori njoftim nga një institucion financiar se në emrin e tij ishte marrë një kredi në vlerë prej 215.731 denarë, raporton Skopje1.mk, përcjell tetova1

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit.

Trending