Për studentët që kanë humbur afatin e aplikimit për ushtrimin e të drejtës për ushqim të subvencionuar për studentë (nga 1 deri më 5 nëntor), Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron afat shtesë aplikimi, duke filluar nga sot deri më 16 nëntor 2025.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se kandidatët duhet të aplikojnë në formë elektronike në linkun https://e-uslugi.mon.gov.mk/ të plotësojnë formularët Kërkesë për Fitim të së Drejtës për Ushqim të Subvencionuar për Studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të vendosura në kërkesën për fitim të së drejtës për ushqim të subvencionuar për studentë, të cilat do t’i nënshkruajnë dhe do t’i bashkëngjisin aplikimit elektronik.
“Për të gjitha pyetjet që lidhen me regjistrimin e përfituesve për ushqim të subvencionuar për studentë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ofruar mbështetje përmes Sektorit për Standardet e Nxënësve dhe Studentëve, në kontaktin subvencioniran.obrok@mon.gov.mk”, thuhet në njoftimin e MASH-it.









