Trendy

Afrim Gashi: Është koha të ndalim përçarjen dhe të nisim ribashkimin e shoqërisë!

Para 8 muaj

Në një intervistë për javoren “Fokus”, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dhënë një mesazh të qartë për politikën dhe shoqërinë. Ai thotë se:

“Populli është i përçarë për shkak të diskursit të papërgjegjshëm politik, që ngjall emocione të larta tek qytetarët dhe pamundëson racionalitetin. Shoqëria jonë e thellësisht e polarizuar dhe e politizuar duhet ta përjetojë katarsisin e saj, që të mund të ecim përpara të çliruar nga ‘fantazmat e vjetra të kredencës’. Është momenti i fundit të ndalim shkatërrimin e gjithçkaje që kemi ndërtuar dhe, përkundrazi, është koha të ndërtojmë ura mirëkuptimi dhe bashkëjetese.”

Në intervistë, Gashi ka nënvizuar se nuk e ka marrë pozitën për të bërë mrekulli, por për të instaluar një kulturë të re pune të bazuar në etikë, transparencë dhe dinjitet institucional. Ai ka folur edhe për përpjekjet për ta diskredituar politikisht, për stabilitetin e shumicës parlamentare dhe për qasjen e VLEN-it ndaj zgjedhjeve lokale, ndërsa ka akuzuar BDI-në për narrativë përçarëse dhe manipulime politike.

Mesazhi i tij është i prerë: të ndalet përçarja, të nisë pajtimi dhe bashkëjetesa, sepse shoqëria ka nevojë për kthjellim dhe unitet për të ecur përpara.

Trending