Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Agim Bahtiri kërkon dorëheqjen e Edi Ramës pas përplasjeve në Tiranë: Po goditet e ardhmja e Shqipërisë

Agim Bahtiri kërkon dorëheqjen e Edi Ramës pas përplasjeve në Tiranë: Po goditet e ardhmja e Shqipërisë

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka shprehur mbështetje për studentët protestues, duke akuzuar Qeverinë e Ramës për përdorim të dhunës ndaj të rinjve që kanë dalë në rrugë.

“Nuk ka mbetë ma kohë për heshtje! Në rrugët e Tiranës sot nuk po goditen thjesht disa të rinj, por po goditet e ardhmja e kombit tonë!”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin shqiptar, duke e akuzuar se po i trajton studentët në mënyrë të papranueshme dhe duke kërkuar largimin e tij nga detyra.

“Prandaj, lus Policinë e Shqipërisë, që të ndalin dhunën mbi ata që janë e ardhmja e Shqipërisë. Mos tentoni ta ndalni rrugën e së ardhmes”, ka shkruar deputeti.

Lexo edhe165 ditë protestë/ Të rinjtë marshojnë me flamuj kombëtarë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Poshtë komunizmi, ju erdhi fundi!

Në fund të reagimit të tij, Bahtiri i ka bërë thirrje drejtpërdrejt Ramës që të japë dorëheqje.

“Jep dorëheqje, o i pafytyrë! Shteti nuk bie para këmbëve të tua!”, ka shkruar ai.

Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje me policinë, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe dëmtime të pronës publike e private. /Lajmi.net/

Më shumë për këtë

Tensionohet protesta para Kryeministrisë në Tiranë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteveShqiperi · 4 ditë më parëPërplasje për pushtetin në Izrael, rivali i Netanyahut merr mbështetjen e 67 deputetëveMaqedoni · 5 ditë më parëHedhja e bombave molotov ndaj policisë, arrestohen disa protestues në TiranëShqiperi · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme