Trendy

Agim Ibraimi emërohet drejtor sportiv i Partizanit të Tiranës

Para 2 javë

Ish-lojtari i përfaqësueses të Maqedonisë dhe aktualisht anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së, Agim Ibraimi, është emëruar drejtor sportiv i skuadrës shqiptare, Partizani i Tiranës.

Detyra e Ibraimit do të jetë të stabilizojë ekipin që ndodhet në fund të tabelës, me synim që në pjesën pranverore të sezonit të sigurojë mbijetesën.

Si futbollist, Ibraimi ka luajtur më parë në Shqipëri, te skuadrat e Kukësit dhe Dinamo Tiranës, duke qenë i njohur mirë nga klubet vendase.

Iah-reprezentuesi do të vazhdojë paralelisht edhe detyrën e tij në FFM.

Trending