Sport

Agron Memedi bashkohet si pjesë e stafit teknik te skuadra kuq e zi

January 31, 2024, 12:01

Shkëndija vijon fazën përgatitore në Turqi, derisa ekipi vazhdon realizimin e planprogramit stërvitor. Ndërkohë, Agron Memedi bashkohet si pjesë e stafit teknik. Të enjten ora 13:00 test me Warta Poznan (Poloni).

Kuqezinjtë kanë hyrë në ditën e pestë të përgatitjeve në Turqi. Skuadra vazhdon të punojë sipas planit të stafit teknik e që në këtë fazë parasheh ngarkesa maksimale në drejtim të ngritjes së nivelit fizik dhe kondicional, pa lënë anësh edhe pjesën tekniko-taktike dhe ndërtimin e lojës.

Trajneri Jeton Beqiri dhe stafi i tij po marrin përgjigje pozitive nga futbollistët që në përpikmëri realizojnë planprogramin për këtë fazë.
Vlen të ceket se stafi teknik është kompletuar me Agron Memedin. Ish-mbrojtësi i kuqezinjëve, tashmë disa vite i aktivizuar si trajner te shkolla e futbollit Shkëndija, edhe zyrtarisht bëhet pjesë e stafit teknik. Memedi emërohet ndihmës trajner i Jeton Beqirit, derisa tashmë është pjesë e skuadrës në Antalia.
Stafi teknik përfshin gjithashtu Ivan Jovanovskin, i cili mban rolin e trajnerit kondicional, dhe Saledin Mustafi, i cili është trajner i portierëve.

Klubi e vlerëson pozitivisht këtë vendim dhe shpreson se ky kombinim i përvojës dhe pasionit do të sjellë suksese të reja në fushën e futbollit.

Sot ekipi në program ka dy seanca stërvitore, ndërsa të enjten Shkëndija luan ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalia kur përballë do e ketë ekipin Warta Poznan nga Polonia (ora 13:00)..

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler