Trendy

Ahmeti dhe Sela në Strugë – Fronti Evropian përgatit kundërpërgjigjen ndaj Mendi Qyrës

Para 9 muaj

Liderët e Frontit Evropian, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela, ndodhen sot në Strugë, ku të ndarë po takohen me strukturat përkatëse të partive të tyre për të diskutuar rreth të ardhmes politike të koalicionit dhe kandidaturës për kryetar të Komunës së Strugës.

Në fokus të takimeve është përcaktimi i kundërkandidatit që do të përballet me z. Mendi Qyra, i cili ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur, me mbështetje nga koalicioni VLEN.

Sipas informacioneve jozyrtare, Fronti Evropian është në fazë përmbyllëse të konsultimeve të brendshme, dhe emri i kandidatit të tyre pritet të bëhet publik së shpejti.

Ky zhvillim vjen në një klimë të tensionuar politike në Strugë, ku gara për kryetar komune pritet të jetë e fortë dhe simbolike, jo vetëm për qytetin, por për raportet e reja ndërmjet koalicioneve shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Trending