Në një intervist për “Sloboden Peçat” të 02 majit, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se ka pasur 3 takime me Arben Taravari dhe në këtë mënyrë u konfirmua deklarata e Ziadin Selës dhënë që me 21 prill se Ahmeti dhe Taravari kanë pasur 2-3 takime, informon portali “tetova1”.
Ahmeti për Sloboden Peçat ka konfirmuar se ka pasur 3 takime me Taravarin dhe se nuk e përjashton bashkëpunimin me ASH-në e Taravarit për zgjedhjet lokale, por thotë se ende nuk është specifikuar nëse do të jetë në raundin e parë apo të dytë të zgjedhjeve.
Kreu i BDI-së e përshëndeti vendimin e Taravarit për t’u ndarë nga VLEN-i sepse ishte i pari që pa se partneri shqiptar në qeveri nuk po funksiononte i vetëm dhe nuk po jepte rezultatet që kishin shpallur.
Përndryshe me 21 prill Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili në atë kohë mohonte se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha se ka pasur vetëm një bisedë telefonike.
Sela në Click Plus deklaroi se Taravari ka realizuar 2-3 takime me Ahmetin dhe se ai ka qenë i informuar për këto takime.
“Muhabetet kanë folur në telefon. Se unë nuk di ku nisën e vërteta dhe gënjeshtra. Por kush e ka thënë? Arbeni. Po unë po them se nuk janë biseda në telefon, se unë jam i informuar, por janë takime. 2 ose 3 takime që i kanë bërë bashkërisht z.Ahmeti dhe z.Taravari, kështu që nuk është bisedë në telefon.
Gazetari: E keni ditur, apo ju kanë kanë treguar?
Sela: Jo e kam ditur.
Gazetari: Dmth ju ka thënë z.Ahmeti se ka me u pa me Arbenin?
Sela: Po, po
/tetova1/






