Trendy
Screenshot

Ahmeti e ndron qëndrimin: Nuk kam hyrë në politikë për të përcjellë kryeministra

Para 2 muaj

Derisa në të kaluarën nga aktivistët e BDI-së por edhe nga vetë Ali Ahmeti është deklaruar se prej tij janë ndruar shumë kryeministra të Maqedonis, duket se tash më Ahmeti i ka ra pishmanit që ka dhënë deklarata të tilla në të kaluarën.
“Unë nuk kam hyrë në këtë fushë veprimtarie për të përcjell kryeministra”, kështu tha në Click Plus lideri i BDI-së Ali Ahmeti kur u pyet nëse do ta përcjell edhe Hristijan Mickoskin si kryeministër. Ahmeti tha se për 22 vite kanë përfaqësuar shqiptarët, ndërkohë që të tjerët i kanë humbur zgjedhjet dhe për këtë, tha s eka përcjell 8 ose 9 kryeministra.

“Unë nuk kam hyrë në këtë fushë veprimtarie për të përcjell kryeministra, por më ka rastisur që, shqiptarët në Maqedoni e kanë votuar BDI-në deh si forcë legjitime sigurisht se kemi qenë përfaqësues legjitim dhe kemi përfaqësuar shqiptarët për këto 22 vite dhe sigurisht të tjerët nuk kanë fituar zgjedhje dhe ato i kemi përcjell si kryeministra, 8 apo 9 nuk e di”, tha Ahmeti.

Trending