Ali Ahmeti gjatë nënshkrimit për kandidaturën e Bujar Osmanit për president të vendit ka thënë se qytetarëve po u jepet mundësia që me këto zgjedhje përcaktuese për ardhmërinë, të thuhet ndal Rusisë dhe Po Europës, njofton Klan M.
”Do të doja të falenderoj gjithë aktivin e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetaren e degës, shefin e shtabit të BDI-së për këto zgjedhje tepër të rëndësishme për historinë e vendit tonë, sot nën organizimin tanimë të shefit të shtabit, fillon një rrugëtim tepër i rëndësishëm për nominimin e Bujar Osmanit kandidat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ështzë një mobilizim shumë i fortë me çka dëshmon përcaktimin e të gjithë BDI-së për të dalë zot misionit për të çuar proceset përpara, procese që sjellin stabilizim, që sjellin orientim se vendi ynë duhet të ecë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, drejt guximit për të përmbyllur çështje të rëndësishme që momentalisht na paraqiten si pengesë për hapjen e horizonteve të reja, por forcat tona mobilizuese por edhe gjithë forcat progresive në vend, u jepet mundësia që me këto zgjedhje përcaktuese për ardhmërinë, të thuhet ndal Rusisë dhe Po Europës dhe kjo mundësi duhet të demonstrohet ky vullne në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit. Unë jam shumë optimist që me kuadrot, me njërzit, burra e gra, do të dëshmojmë këtë vullnet të fuqishëm të materializuar edhe në votë për të drejtuar proceset me sukses” – tha Ali Ahmeti.