Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë, përcjell tetova1
Ahmeti ka vlerësuar kontributin e monarkut norvegjez gjatë dekadave të shërbimit të tij, duke e cilësuar atë si një figurë të respektuar të paqes, stabilitetit dhe mirëkuptimit.
Në postimin e tij, Ahmeti ka shprehur ngushëllimet për Familjen Mbretërore, popullin norvegjez dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar Mbretin Harald V.
Postimi i plotë i Ahmetit:
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë.
Gjatë dekadave të shërbimit të tij, Mbreti Harald V u shqua për përkushtimin ndaj vendit dhe qytetarëve të tij, për urtësinë, thjeshtësinë dhe aftësinë për ta afruar monarkinë me shoqërinë moderne.
Norvegjia humbi një mbret, ndërsa bota një figurë të respektuar të paqes, stabilitetit dhe mirëkuptimit.
Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta Familjes Mbretërore, popullit dhe miqve të mi norvegjez, si dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Mbretin Harald V.
U prehtë në paqe”, ka shkruar Ahmeti./tetova1.mk











