Trendy

Ahmeti: Mijëra tetovarë njëzëri i thanë jo serbizimit të Tetovës

Para 1 orë

Faton Ahmeti nga BDI ka reaguar pas protestës së mbrëmshme në Tetovë, duke deklaruar se, sipas tij, dështoi propaganda e, siç i quajti ai, atyre që “po zhbëjnë dhe shesin çdo gjë shqiptare”, duke iu referuar koalicionit VLEN.  

“Mbrëmë dështoi propaganda e atyre që po zhbëjnë dhe shesin çdo gjë shqiptare, e VREDI-t. Mijëra tetovarë njëzëri i thanë jo SERBIZIMIT të Tetovës. Populli foli dhe ky është vetëm fillimi!”, ka shkruar Ahmeti.

Deklarata e tij vjen pas protestës së mbajtur në Tetovë, ku pjesëmarrësit kundërshtuan vendimin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në qytet, duke adresuar kritika edhe ndaj institucioneve shtetërore.

Trending