Trendy

Ahmeti nderon dëshmorët e Deçanit: kujtesë për sakrificën dhe thirrje për unitet kombëtar

Para 3 orë

“Sot, së bashku me bashkëpunëtorë dhe bashkëveprimtarë, bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve në fshatin Prilep të Deçanit, një vend që mbart kujtesë, sakrificë dhe dinjitet kombëtar.
Pikërisht këtu prehet edhe Shpend Mazrekaj, ushtarak shqiptar nga Prilepi i Deçanit, dëshmor i luftës në Maqedoni. Ai mbetet dëshmori i parë i rënë nga viset shqiptare jashtë Maqedonisë, duke simbolizuar unitetin e idealit tonë kombëtar për liri dhe barazi.
Nderimi për dëshmorët nuk është vetëm kujtesë për të kaluarën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen. Sakrifica e tyre na obligon të vazhdojmë rrugën me përkushtim, duke ruajtur vlerat për të cilat ata dhanë gjithçka” ka shkruar Ali Ahmeti

Trending